Mobi Promo – Formate të ndryshme të reklamave dhe modele të ndryshme çmimesh

Industria reklamuese në internet ka shpërthyer. Vështirësia e modelit të komplikuar të çmimeve vjen me të. CPC (Kostoja për klikim) dhe CPM (Kosotoja për milje apo për 1000 impresione) janë modelet më të përdorura.
Megjithatë, reklamuesit tani mund të kalkulojnë çmimet edhe në mënyra tjera. Modelet e çmimeve janë të rëndësishme për strategjinë e buxhetit të reklamuesit, kështu që ia vlen të humbni pak kohë për të rishikuar opcione të ndryshme para se të hyni në botën e reklamimit online.

Formatet e reklamave mobile
Sticky Banner 320×50 px, ankoruar në pjesën e poshtme të ekranit të përdoruesit.
Formati i pranuar: JPG/PNG/GIF/HTML5
Pop Up Banner 300×300 px, i vendosur në mes të ekranit të përdoruesit.
Formati i pranuar: JPG/PNG/GIF/HTML5
Interstitial banner 320×480 px,  baner në “full screen “.
Formati i pranuar: JPG/PNG/GIF/HTML5

Modelet e çmimeve
Kostoja për klikim (CPC), është një model reklamues në internet i përdorur për të dërguar trafik në web faqe, në të cilat reklamuesi paguan një publikues ose një rrjet të web faqeve, kur reklama e tij klikohet.
Kostoja për milje (CPM), që gjithashtu quhet kosto për 1000 impresione,është një matje standarde e përdorur në reklamimin online dhe çmimi që reklamuesi paguan për 1000 shikime të një reklame.
Kostoja për thirrje telefonike (CPCall) është një model reklamues i ngjajshëm me CPC. CPCall  mund të jetë efektive sidomos për shitësit me pakicë online që kërkojnë kontakt direkt me konsumatorët e tyre.